Femija im me ndricon jeten



Java 28 e shtatëzanisë

Vazhdoni kërkoni emrin më të përshtatshëm për bebin tuaj! Ka libra apostafat me emra shqiptare ose në rast se keni ndonjë preferencë tjetër, mund të gjeni lista në internet. Bisedo me partenerin tënd dhe zgjidhni një emër i cili të shkoj edhe me mbiemrin që bebi ka. Studimet kanë treguar se emri i personit influencon edhe karaketrin e tij. 

Trupi juaj
Mitra ka tejkaluar me rreth 8 cm kërthizen tënde. Në rast se ke rezus negativ duhet të bisedosh me mjekun tënd për të bërë një gjilpërë. Ai do të të shpjegojë të gjithë situatën me rezus. Në rast se ke një shtatëzani me rrezik paralindje, mjeku do të të këshillojë një monitorim të shpeshtë të bebit në mënyrë që ai të vij në jetë ditën që do të jetë i përgatitur. Në rast se je pa qejf dhe me nerva duhet të kujtohesh për periudhën e hormoneve nga fillimi i shtatëzanisë. Kontraksionet Braxton Hicks vazhdojnë, po trajnojnë mitrën tënde për ditën e lindjes. Normalisht që tani do të marrësh rreth 400 – 500 gram në javë. Gjysma e saj do të shkojë direkt tek bebi. Mos pi asnje ilaç pa këshillimin e mjekut. Mos dëgjo asnjë person që të do të mirën, por këshillohu me mjekun tënd, sepse bëhet fjalë për jetën e bebit tënd.
Zhvillimi i bebit!
Disa beba thithin gishtin e madh që përpara lindjes. Atë lloj qime të hollë e quajtur Lugano që ju kemi treguar disa javë më përpara, tani është drejt zhdukjes. Janë disa fëmijë që në lindje kanë akoma në trup lugano, por ai bie disa ditë pas lindjes. Nga ana tjetër, koka e bebit mund të jetë krejt e mbuluar me flokë. Bebi juaj ka tani një të tretat e peshës që do të ketë në lindje. Varet nga fëmija, por një mesatare e peshës në këtë javë është 1.1kg. Ai është i madh tani sa që mjeku nuk ka nevojë për të bërë ekografi, në mënyrë që të kuptojë se cili është pozicioni i tij. Bebushi bën ushtrime frymëmarrje, ka lemzë, ëndërron, dëgjon zërat e prindërve.
Për babin
Detyrimisht babi duhet të marrësh pjesë në çdo vizitë tek mjeku. Aty ke një takim jashtëtokësor me bebushin tënd. Ti duhet të dish të gjitha gjërat që i duhen mamit dhe bebit. Duhet të dish se çfarë do ndodhi në lindje dhe çfarë mund të bësh ti që të jesh sa më shumë pjesë e saj. Në rast se ke dëshirë mund të diskutoni shumë seriozisht në shtëpi nëse ti do jesh i pranishëm në sallën e lindjes dhe pastaj të pyesni mjekun në rast se është e mundur. Imagjino momentin e parë që do të kesh bebushin tënd në krahë. Jepini guxim njëri tjetrit sepse çdo gjë do shkoj mrekullueshëm.
Këshilla
• Diskuto me mjekun për fazat e lindjes;
• Pyete atë për kushtet e maternitetit dhe thuaj në rast se ke preferenca të veçanta;
• Pyete nëse ai do të jetë i pranishëm në lindje pavarësisht nëse do ndodhi ditën apo natën;
• Pyet atë për mundësitë e lindjes: natyrale, me epidurale ose me operacion;
• Diskuto me familjen për ndihmën e ditëve të para;
• Në rast se keni edhe një fëmijë tjetër caktoni një person, që do ta mbaj ato ditë.

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni