Femija im me ndricon jeten



Java 29 e shtatëzanisë

Në fund të kësaj jave mund të fillosh numërimin nga ana e kundërt: 10… 9…8 … Është momenti të bësh një listë ku të vendosësh gjërat për të bërë, gjërat që ke për të lexuar, dhe një listë me pyetje. Bëni bashkë një “cross check” dhe filloni ti mbaroni një më një. Së shpejti nuk do të jetë shumë e lehtë për ty të lëvizësh, do jesh e lodhur dhe e rënduar… plus edhe durimin juaj do i afrohet fundit kështu që sa më shpejt aq më mirë. 

Trupi juaj
Skuqesh lehtë? Mos u tremb, ngaqë volumi e gjakut tuaj është pothuajse dyfishëzuar dhe ke marr deri 10 kg në peshë kjo është më shumë se normale. Mos harro të marrësh vitaminat prenatal që të ka rekomanduar mjekun. Ti dhe bebin juaj keni nevojë për sasi të rritur vitaminash, kalciumi dhe hekuri. Mos i dëgjo personat “që të duan të mirën” dhe të thone të mos i pish, se do shëndoshesh, ata nuk dinë më shumë se mjeku. Ti mendo vetëm për shëndetin tënd. Fli mjaftueshëm dhe mundësisht çdo herë që ndjen nevojën. Ec sa më shumë dhe hidrato lëkurën tënde. Ecja do të të ndihmojë të flesh më mirë.
Zhvillimi i bebit
Në rast se ai do të lindë tani atëherë do jetë rreth 1200 gram – 1500 gram, do të jetë rreth 34 cm nga koka deri të këmbët dhe do marri frymë vetë, por nga që është akoma i vogël do lodhej shpejt dhe do ketë mundësi të ketë nevojë për asistencë. Deri në lindje ai do marri minimumi edhe aq sa pesha që ka marrë. Sytë e tij janë të ndjeshëm te drita. Ai duhet të rri edhe disa javë të mira aty për tu bërë tamam gati. Duro, nuk ka edhe shumë. Muskujt e tij janë duke u zhvilluar dhe vendi në mitër bëhet shumë i vogël. Impulset nervore janë shumë më të shpejta dhe për këtë arsye bebi juaj është në gjendje të bëj lëvizje më komplekse. Kjo është periudha që zhvillohet pjesa e trurit, e cila ka përgjegjësi për karakterin dhe inteligjencën.
Për babin!
Edhe ti si mami po të mbaron durimi për të takuar bebushin. Është duke u rritur akoma! Në rast se do lindi tani do të kishe shumë frikë ta mbaje në krahë nga që është akoma i vogël. Ki durim edhe pak, deri atëherë ki kujdes për mamin dhe për veten.

 

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni