Femija im me ndricon jeten



Java 30 e shtatëzanisë

Kemi një sugjerim! Lërë një takim romantik me partenerin tënd! Shkoni në një restorant të bukur ose në buzë të detit dhe rini njëri me tjetrin. Shëtisni dhe argëtohuni! Kini parasysh se bashkë po bëni një nga mrekullitë e njerzimit: një fëmijë. 

Trupi juaj
Është një kohë e përshtatshme për tu përkujdesur për gjoksin tënd. Mos harro se nuk duhet në asnjë mënyrë ti heqësh fëmijës tënde të drejtën që i ka dhënë natyra: të pi qumështin e nënës se tij. Ai është ushqimi më i mirë për të. Ekzistojnë në farmaci kremra për zbutjen e kokrrave të gjoksit. Nga eksperienca jonë ju themi se më e mira është që ti përdorni këto që në këtë periudhë. Një herë në ditë mjafton që kokrra e gjoksit të dali dhe të zbutet. Ky proces do të të ndihmojë jashtë mase ty kur do vij momenti që të ushqesh bebushin tënd. Edhe nëse ndjehesh shumë më e rëndë mos rri gjithë ditën ulur ose shtrirë… ec, ec dhe prapë ec! Mund të shkosh edhe në pishinë dhe të notosh, do të shikosh se noti do të të relaksojë shumë. Mos u streso në mënyrë që mos biesh në depresion. Ke sekrecione të bardha dhe pa erë. Në rast se bëhen si të ujshme dhe transparente duhet të kontaktosh mjekun tënd në mënyrë që të kontrollojë nëse humb lëng amniotik. Edhe në rast se këto sekrecione kanë një erë të keqe mund të kesh një infeksion dhe prapë duhet të kontaktosh mjekun. Nëse je e shqetësuar për peshën që ke marr duhet të të themi se rreth 70-80% e kësaj peshe do të humbasi në lindje (pesha e fëmijës, placentës, lëngut amniotik…) ti vazhdo të hash gjëra të shëndetshme dhe të konsumosh shumë ujë.
Zhvillimi i bebit!
Bebushi juaj merr peshë. Kur do shkosh tek kontrolli ekografik i rradhës kërkoi mjekut të të printojë imazhet në 4D me ngjyra të fytyrës së bebit. Shikoji mirë ato fotot sepse ajo do jetë fytyra që do të mbushi shpirtin me lumturi pas lindjes, ajo vetëm pak më e shëndoshë. Gjatë periudhës që vjen ai do rritet me rreth 200 gram në javë. Njëkohësisht me rritjen e bebit, volumi i lëngut amniotik do ulet. Shikimi i bebit zhvillohet, hap dhe mbyll sytë shpejt, edhe mushkritë janë shumë më të zhvilluara tani duke qenë në gjendje të marri frymë në mënyrë ritmike dhe të kontrolluar.
Për babin
Normalisht edhe ty do të vijë momenti sa më shpejt. E shikon mamin me barkun shumë të madh dhe ke shumë pyetje në mendjen tënde. Mund ta shikosh duke u ankuar nga kurrizi ose duke u ankuar nga ndonjë kontraksion. Pavarësisht, nëse e bën nga meraku ose thjesht nga kurioziteti provo të shmangësh pyetjen e përsëritur: Si je? Dhe çfare ke? Mami mund të mendoj se ka ndonjë problem dhe do të shqetësohet. Duhet të jesh i qetë dhe të kesh besim tek fjalët e mjekut. Në rast se ai thotë se çdo gjë është mirë… atëherë ashtu është. Merr në krahë mamin e ardhshëm dhe thuaj të dua shumë!

 

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni