Femija im me ndricon jeten



Java 31 e shtatëzanisë

Me hapa të mëdhaja drejt fundit! Shumë emocione për momentin më të rëndësishëm të jetës tënde.

Trupi juaj
Mirë se erdhe në javën e tridhjetë e një! Të duket që gjërat kanë filluar të ecin më shpejtë. Të djeg stomaku? Është normale. Ha porcione të vogla, të ndara në vakte të shpeshta. Pi shumë ujë. Ke filluar të ecësh “Duke u tundur?” është normale, tipike për një grua shtatëzanë. Bebi është duke u rritur dhe kockat e legenit tënd zbuten në mënyrë që ti lejojë vithet të hapen, kur do të kalojë bebi në lindje. Mos u shqetëso, kjo do të rregullohet menjëherë pas lindjes. Lodhesh shpejtë dhe ke shumë uri. Ke kontraksione të ralla dhe jo të dhimbshme. Mund të jesh një nga mamatë e ardhshme kujtdo i del kulloshtër nga gjoksi. Për këtë mund të përdorësh tamponat e veçanta për gjoksin. Gjenden në farmaci. Ke marrë goxha peshë dhe lëviz me vështirësi. Duhet të shkosh në banjo disa herë gjatë natës dhe mund të kesh probleme me gjumin. Çdo organizëm reagon në mënyrë të ndryshme. E rëndësishme është se në rast se të shqetëson ndonjë gjë të kontakosh mjekun tënd.
Zhvillimi i bebit
Bebushi të njeh zërin tani. Mund ti këndosh ose ti flasësh. I janë rritur thonjt dhe pas lindjes do ti ketë diku pak më të larta se maja e gishtit. Bli gjërat që të nevojiten për bebin, dhe ki parasysh se ai do rritet shumë shpejt. Në rast se është djalë, testet vazhdojnë të zbresin. Ai mund të reagoj kur dëgjon zërin e babit prandaj edhe babi duhet ti flasi sa më shumë. Kur është në bark bebi dëgjon shumë zhurma si rrahjet e zemrës, gazrat e zorrëve, gjakun tënd që pulson. Gjithë këto zhurmat, të njohura si zhurma e bardhë janë shumë të ngjashme me zhurmat e një lavatriçeje. Kështu mund të shpjegojmë që janë fëmijë të cilat flejnë ose qetësohen kur dëgjojnë një lavatriçe ose një fshesë me korrent.
Për babin
Edhe pak dhe do të njohësh bebin tënd. Babi bëhu gati për momentin e madh. Ta dish se mrekullia e vogël do të kërkoj gjithë durimin e botës dhe sidomos dashurinë tënde.
• Bëni një listë me gjërat që ju nevojiten në maternitet;
• Interesohuni për ushqimet që mami mund ti hajë pas lindjes;
• Bëni një plan emergjence në rast se lindja vjen e papritur;
• Mos harroni të delegoni punë të shtëpisë prindërve gjatë javëve të para.

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni