Femija im me ndricon jeten



Java 32 e shtatëzanisë

Duke filluar me javën e tridhjetë e dytë, fëmija kthehet me kokë poshtë dhe fillon të bëhet gati për lindje. 96% e bebave janë me kokën poshtë në momentin e lindjes. Ka raste kur mjeku e kthen bebin në mënyrë manuale. 

Trupi juaj
Mund të kesh një rrjedhje të quajtur leukoree. Mitra juaj është e madhe tani dhe shtyp diafragmën dhe për këtë arsye mund të marrësh frymë me vështirësi. Kjo gjendje do të qetësohet në momentin që bebi juaj do të zbresi në legen dhe do bëhet gati për lindje (zakonisht rreth 2-3 javë para lindje) Provo të rrish në një karrige me kurrizin drejt dhe të flesh me kokën pak më të ngritur se zakonisht. Shpeshherë nga fundi i shtatëzanisë këmbët mund të fryhen por në rast se të fryhet edhe fytyra, të dhemb koka shumë fort, ke dhimbje barku ose gjendje të fikët duhet të kontaktosh në mënyrë urgjente mjekun tënd. Ndihesh e rënduar dhe mendon shumë seriozisht të marrësh lejen e paralindjes. Ka një pjesë shumë të lezeçme sepse barku juaj merr forma të ndryshme në varësi të pozicionit të bebit. Ti tani mund ta shikosh duke lëvizur. Përkëdhel barkun tënd, vetëm disa muskuj të ndajnë nga bebi juaj. Vetëm në rast se mjeku ju ka këshilluar të ndërprisni marrëdhëniet seksuale përndryshe ato nuk janë të ndaluara. Nuk i ndodh asgjë bebit! Ai është shumë i mbroitur në shtëpinë e tij. Një problem tjetër që mund të kesh në këtë periudhë janë hemorroidet. Në rast se i ke diskuto pa merak me mjekun tënd, që të të këshillojë një zgjidhje. Mos pi ilaçe ose çajra pa u konsultuar me atë. Mund ti bësh dëm bebit.
Zhvillimi i bebit.
Në rast se bebi lind tani nuk do kishte rrezik jetë, në të kundërt pjesa më e madhe e bebave që lindin gjatë kësaj periudhe jetojnë pa probleme. Ai ka tani një gjatësi prej rreth 40 cm dhe një peshë përafërsisht 1700 gram. Rritet, dëgjon , shikon, bashkon duart, lëviz gishtat e duarve dhe të këmbëve. 90% e kohës ai fle. Reagon ndaj zërit të babit, ndjen kur e përkëdhel dhe lëviz kur dëgjon muzikë. Lëvizijet e tij i ndjen shumë më të forta ngaqë ai tani ka shumë pak vend në mitër. Bëhu gati mami sepse do takoheni shumë shpejt.
Për babin
Babi fillove të shqetësohesh për përgatitjet e bebit. Mbaroni dhomën e tij. Sigurohuni se i keni të gjitha gati. Rrobat e bebit, pavarësisht se janë të reja duhen larë me një lares të veçantë për bebat dhe duhen hekurosur. Ti duhet të merresh me gjërat më të vështira sepse mami është goxha e rënduar. Mund ta ndihmosh me një masazh në darkë. Do kaloni shumë kohë bashkë dhe mos harro ti thuash të dua çdo ditë.
Këshilla!!!
• Diskutoni me mjekun për momentin e lindjes;
• Interesohu për kushtet e maternitetit;
• Interesohu për gjërat që të duhen në maternitet;
• Regullo lejen e lindjes dhe paralindjes.

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni