Femija im me ndricon jeten



Java 33 e shtatëzanisë

 

Gjatë kësaj jave ke një detyrë. Llogaritë sa kohë të duhet për të shkuar në maternitet. Provo të bësh rrugën me makinë dhe llogarit sa kohë do të duhej në rast se do të ketë trafik. Kjo mund të të duket pa rëndësi, por imagjino veten në ato momente kur duhet të jesh gati për çdo gjë. Thuaj bashkëshortit të keni gjithmonë benzinë në makinë që mos të keni surpriza.
Trupi juaj
Ke marrë shumë peshë? Kjo nuk domethënë se do të kesh një beb shumë të madh. Vazhdo të ushqehesh në mënyrë të shëndetshme dhe diskuto me mjekun tënd. Ka mundësi të marrësh rreth 500 gram në javë deri në fund të shtatëzanisë. Çështja e peshës gjatë shtatëzanisë mund të jetë edhe personale, në kuptimin që nuk ka një standard peshe për çdo person. Nuk është e njëjta gjë për një grua 150 cm që merr 15 kg gjatë barrës dhe për një grua 175 cm që merr të njëjtën peshë. Plus duhen llogaritur edhe faktorët gjenetik. E njëjta situatë ndodh edhe me fëmijët. Mos harroni se çdo individ është unik dhe ka ritmin e tij të zhvilimit. Është e pamundur që nga dy prindër që kanë nga 180 cm dhe një peshë mbi 70 kg të lindi një beb 2.2 kg. Ti duhet vetëm që mos e teprosh me ushqimin. Nuk është e vërtet kur të thone se tani duhet të ushqehesh sa për dy. Dieta duhet të përmbajë të gjitha vaktet dhe ushqim të shëndetshëm.
Zhvilimi i bebit
Bebushi ka tani rreth 2 kg dhe lëkura e tij ka tani një ngjyrë roz. Ai po bëhet gati për jetën jashtë mitrës. Mos harro se gjatë kësaj periudhe hekuri është shumë i rëndë, kështu që mos harro vitaminat prenatal. Bebushi filloj të shëndoshet mirë dhe lëkura e tij nuk ngjan më si e mbledhur. Kockat e tij janë të forta tani, përveç atyre të kokës të cilat janë akoma të hapura dhe të buta në mënyrë që të ndihmojë daljen e bebit në lindje. Fontanela e kokës do të mbyllet gjatë një viti e gjysëm mbas lindjes së bebit. Tani është në pozicionin e lindjes dhe për arsye se nuk ka më vend të godet me këmbët në brinjë. Ai gëlltit lëngun amniotic, i cili ndryshon në shije në varësi të gjërave që ti ha dhe pi.
Për babin
Babi, ai është gati të dali, tani është në një pritje të ëmbël duke u shëndoshur. Së shpejti do të kesh eksperiencën tënde më të bukur. Mami ndihet shumë e rënduar dhe ndihet e pafuqishme për të bërë punët ose detyra të tjera. Ki parasysh se ajo ndjen nevojën që ti ti thuash që është e bukur dhe që e do.
Bëhuni gati për ardhjen e tij.
Kur duhet të marrësh në telefon mjekun:
• Kur rrjedh gjak, qoftë edhe shume pak;
• Në rast se ke depression;
• Në rast se ndjen që nuk ke fare fuqi;
• Kur ke marrje mendesh të forta;
• Kur nuk mund të marrësh dot frymë.

 

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni