Femija im me ndricon jeten



Java 34 e shtatëzanisë

Je gati? Mbaro shpejt me blerjet e fundit! Karrocën e bleve? Merr partenerin tënd dhe mbaroni blerjet në mënyrë që të përdorësh këto javë të fundit vetëm për shëtitje. 

Trupi juaj
Ki kujdes të njohësh shenjat e para të lindjes së parakohshme:
• Dhimbje të ngjashme me ato të periudhës së ciklit;
• Rrjedhje të ujshme, rozë ose me ngjyrë kafe;
• Të plasin ujrat.
Ndihesh shumë e lodhur por ki parasysh se mundesh gjithmonë të fillosh lejen e paralindjes. Çlodhu sa më shumë sepse mbas lindjes nuk do të kesh më mundesi ta bësh. Mitra juaj është shumë e madhe tani, ka arritur 14 cm mbi kërthizën tënde. Avash avash bebi do zbresi shumë afër kanalit të lindjes. Për arsye se barku është shumë i rëndë do të kesh probleme me dhimbjet e kurrizit. Provo të flesh mbi sa më shumë jastëk.
Zhvillimi i bebit
Sytë e bebit tani janë të hapura kur është zgjuar dhe të mbyllura normalisht kur fle. Lugano është zhdukur pothuajse fare tani dhe është i zëvendësuar nga një lloj substance, e cila i mbron lëkurën nga qëndrimi i gjatë në lëngun amniotik. Bebushi ka tani lëkurën ngjyrë roze dhe fytyrën më të rrumbullakët prej faktit se tani është më i shëndosh. Thonjt janë tani të gjata, kockat rriten dhe forcohen edhe sistemi nervor qendror është duke arritur pjekurinë. Flisni sa më shumë me bebin tuaj, ai do të njohi zërat tuaj kur do ta takoni. Bebushi peshon tani rreth 2-3 kg dhe rreth 44 cm.
Për babin
Babi bëhu gati për ardhjen e bebit. Pavarësisht se mami është ajo që e mban në bark ti ke më shume emocione se ajo. Në rast se keni diskutuar me mjekun tuaj të gjtha dhe keni një lloj plani për lindjen atëherë nuk duhet të shqetësohesh fare, do të shikoni se çdo gjë do shkoj shumë mirë.

 

 

Na kontaktoni