Femija im me ndricon jeten



Java 35 e shtatëzanisë

Mirë se erdhe në javën e tridhjetë e pestë! Tani do jetë një moment i mirë për tu siguruar se njerëzit të cilit do t’iu ndihmojnë gjatë ditëve që do jesh në spital dhe pastaj në periudhën e parë në shtëpi, dinë se çfarë duhet të bëjnë. 

Tani mjeku juaj do të të thërrasi më shpesh. Është një gjë shumë e nevojshme sepse ai duhet të kontrollojë se çdo gjë është përgatitur për lindje dhe nëse ti je hapur apo jo. Sigurohu se fole me prindërit apo me njëri tjetrin që të të ndihmojë në periudhën në vazhdim.
Trupi juaj
Duhet të hash në ditë rreth 2400 kalori. Kujdes dhe vazhdo ha gjëra të shëndetshme! Më vonë do të kesh mundësi të hash edhe ushqime më pak të shëndetshme, por tani ki parasysh se brenda teje rritet fëmija juaj. Fillimin ja ofron ti prandaj ki kujdes! Ushqehu me: bulmet, bukë të zezë, fruta, perime, peshk, mish pule ose viçi. Ke marr shumë peshë dhe je shumë e rënduar. Tani ditët të duken pafund. Në rast se ke filluar lejen e lindjes, provo të çlodhesh sa më shumë, të shëtisësh sa më shumë dhe të qetësohesh. Duhet të kesh durim, ditët e fundit janë shumë të vështira, por duhet të bëhesh e fortë. Prit babin të dali nga puna dhe dilni. Përpiquni të kaloni sa më shumë kohë bashkë. Do të kuptosh mbas lindjes së çdo sforco ja vlejti për atë buzëqeshje e mrekullueshme. Është shumë e vështirë të të shpjegojmë se çfarë do të ndjesh kur do ta shikosh për herën e parë bebin tënd, kur do ta marrësh në krahë ose kur do ta ushqesh! Do të jesh një mami e mrekullueshme.
Zhvillimi i bebit!
Gjatë kësaj periudhe ai merr shumë peshë. Ka krijuar një lloj orari për veten, por nuk ngjan fare me orarin tënd. Është shumë i madh tani dhe ndihet shumë i shtrënguar në mitrën tënde. Prej kësaj është e vështirë që ai tani të kërcejë ose të lëvizi shumë. Goditjet mbeten po aq të forta, por është e vështirë për këtë të rrotullohet. Bebi juaj, hap mbyll sytë, nxjerr gjuhën, thith gishtin, buzëqesh dhe ul vetullat. Mos u streso dhe mos u mërzit sepse ai ndjen shumë mirë gjendjen tënde shpirtërore. Bebi juaj është krejt i zhvilluar dhe në rast se lind tani nuk do të kishte asnjë problem.
Për babin!
Pavarësisht se ti shkon në punë dhe nuk e ke mendjen gjithë kohen aty, edhe ty të duken ditët shumë të gjata. Pritja është e vështirë, por do të shikosh se do të kalojnë edhe këto dhe do keni së shpejti frutin e dashurisë në krahë. Diskuto me parteneren tënde dhe siguroheni se komunikimi është perfekt. Pyete për çdo gjë që mund të ketë nevojë. Ti duhet të jesh pjesë aktive në rritjen e bebit që në fillim. Një lloj si e ndërron mami ose si e lan mami mund ta bësh edhe ti. As ajo nuk ka rritur fëmijë më përpara dhe mund ta bëni ekperiencë të veçantë të dy.

 

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni