Femija im me ndricon jeten



Java 36 e shtatëzanisë

Mjekët thonë se më e mira për bebin është që ai të rri deri në fund në barkun e mamit. Pse? Sepse ai do rritet, do shëndoshet dhe do arrij një gradë pjekurie shumë të mirë. 

Trupi juaj
Ahh! Më në fund. Në një moment gjatë muajit të fundit, bebi do ulet në legen dhe do jetë gati për tu lindur dhe ti do të kesh mundësi të marrësh frymë prapë lehtësisht. Pesha juaj ka kaluar 13 kg, janë femra që marrin më pak ose më shume. Gjokset janë zmadhuar shumë dhe janë të rënda. Tani, të lehtesihet frymëmarrja por shkon në banjë shumë shpesh. Vazhdo me ushtrimet kegel dhe me ecjen në këmbë. Ecja do të të ndihmojë të mbahesh në formë dhe të flesh më kollaj. Edhe kontraksionet Braxton Hicks janë më të shpeshta dhe pak më të dhimbshme. Në rast se këto fillojnë çdo 5 minuta dhe janë shumë të dhimbshme atëherë duhet të kontaktosh mjekun tënd urgjentisht. Gjatë kësaj periudhe nuk duhet të bësh udhëtime të gjata dhe kujdes me sforcot fizike. Çlodhu sa më shumë sepse do të kesh nevojë për këtë!
Zhvillimi i bebit!
Ka goxha lëvizje aty brenda. Ti ndjen edhe lëvizjen më të vogël nga fakti se është shumë i madh bebi. Edhe barku juaj mund të marri forma të çuditshme në varësi të mënyrës sesi lëviz ai. Duke filluar që tani, kur ai mund të jetë rreth 45 cm, zgjatja do ngadalësohet por nga ana tjetër do vazhdojë të marri peshë. Siç të kemi thënë ai është krejt i zhvilluar tani. Të gjtha organet janë duke funksionuar dhe është gati për jetën jashtë mitre por është më mirë që ai të marri akoma pak peshë në mënyrë që të jetë më i fortë.
Për babin
Është koha për një verifikim të fundit të gjërave të bebit. Krevati, karroca, rrobat e lara dhe të hekurosura??? Govatën ku do ta lani? Bagazhin për në maternitet? Takoni mjekun dhe pyesni nëse ai mund tju japi ndonjë datë të përafërt kur mund të lindi bebi juaj. Mami është shumë e lodhur dhe ka goxha shqetësime por ti duhet të vazhdosh ta mbështetësh deri në fund.
Në çfarë rasti të marrësh mjeku në telefon:
• Kur ke kontraksione të dhimbshme ose më shumë se 6 në një orë;
• Kur ke rrjedhje gjaku;
• Kur papritur të fryhen duart, fytyra ose sytë;
• Në rast se ke problem me frymëmarrjen;
• Kur papritur ke probleme me shikimin;
• Kur merr peshë shumë përnjëherë;
• Kur ke temperaturë ose dhimbje barku;
• Kur ke rrjedhje të ujshme.

 

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni