Femija im me ndricon jeten



Java 37 e shtatëzanisë

 Kemi ardhur në javën e tridhjetë e shtatë të këtij udhëtimi! Nëse shikon mbrapa të duket një rrugë shumë e gjatë. Ndoshta të duket akoma më e vështirë të presësh akoma dhe fillon të ketë sens fjala: Po pres një fëmijë! Ky bebi juaj tani mbaron me rritjen dhe me zhvillimin! Që tani mund të ndodhi në çdo moment. 

Ke diskutuar me mjekun tënd detajet e lindjes? Si do qëndrosh në spital, cfarë lloj dhome? Mund të marresh njeri të qëndrojë me ty dhe me bebin gjatë natës së parë? Mendo nëse do që bashkëshorti juaj të jetë prezent. Pyet për epidurale! Kur duhet të bëhet dhe vendos nëse do të bësh epidurale apo jo. Diskuto me prindërit ose me motrën ose kunatën tënde të qëndroj njeri me ty në shtëpi gjatë ditëve të para për arsye se lindja është një eveniment shumë i madh dhe ndryshimet që sjell në jetën tënde janë po ashtu të mëdhaja, do kesh nevojë për mbështetje dhe ndihmë.
Trupi juaj
Mund të lindësh në çdo moment. Mitra juaj u rrit nga 7 cm në fillim në 30 cm në mënyrë që të ketë vend bebi juaj! Tani je mësuar me kontraksionet fallco të cilat përgatisin trupin tënd për lindje dhe me siguri ke filluar lejen e lindjes. Mund të kesh marr rreth 15 kg në peshë (janë femra që marrin shumë më shumë ose më pak) dhe maja e mitrës arrinë 16-17 cm sipër kërthizës. Me siguri gjatë kësaj periudhe mjeku juaj do të të thërrasi për një ekzaminim lokal në mënyrë që të qartësojë situatën aktuale. Ai verifikon edhe një herë, pozicioni i bebit, qafa e mitrës dhe sasia e lëngut amniotik. Tani ai mund të ketë një ide goxha të qartë për lindjen tënde dhe me siguri do të të informojë nëse do jetë një lindje natyrale ose çezariane. Mirë është të shkosh bashkë me partenerin tënd në mënyrë që të jeni të dy në dijeni.
Zhvillimi i bebit
Në lindje, si mesatare bebat kanë një peshë rreth 3000 – 3200 gramë dhe pothuajse 50 cm. Që tani ai mund të dali në jetë në çdo moment. Ndërkohë ai vazhdon të marri peshë. Ai provon të shtriqi këmbët dhe duart por tani ka goxha pak vend. Gjatë javëve të fundit ai mbledh antitrupa të cilat do ta mbrojnë nga mikrobet gjatë muajve të parë të jetës.
Për babin
Babi tani fillon puna e vështirë për ty. Mami duhet të relaksohet dhe të përgatitet për lindje. Ti duhet të jesh i sigurt që të gjitha gjërat janë në rregull. Hap frigoriferin dhe mbushe me ushqime për disa ditë. Mbush serbatorin e makinës me karburant që mos ngeleni pa benzinë rrugës për në maternitet. Kontrollo bagazhet e maternitetit. Mbaro punët e shtëpisë ose kërko ndihmë nga prindërit ose motrat. Mami mund të jetë pak e acaruar nga pritja dhe rëndesa, nuk është e vështirë për ty të durosh edhe pak dhe ta kënaqësh me çdo gjë që do ajo. Mendo se 9 muaj me një beb në bark… është goxha e vështirë.
Këshilla
• Relaksohu dhe bëj ushtrime frymëmarrje;
• 8 gota ujë në ditë;
• Ec në këmbë të bën shumë mirë;
• Ushqim të ekuilibruar;
• Fli sa më shumë;
• Mos u sforco;
• Kujdes me lëvizjet e bebit.

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni