Femija im me ndricon jeten



Java 38 e shtatëzanisë

E dashur mami po lexon shtatëzani çdo javë! Çfarë ndodh në javën e 38? Kontraksionet Braxton Hicks janë shumë të shpeshta dhe filluan më fort? Eh bëj bagazhet gati dhe lëri tek dera, do evitosh kështu një stres më tepër në atë moment. 

Në rast se nuk kujtohesh të themi se kontraksionet fallco janë të çregullta dhe shumë të dhimbshme ndërsa ato të lindjes së vërtet janë të regullta në kohë dhe shpeshtohen çdo orë. Edhe intensiteti i dhimbjes forcohet me kalimin e kohës.
Trupi juaj
Kontraksionet Braxton Hicks janë më të shpeshta dhe më të forta. Edhe nëse ndihesh shumë e rënduar është në rregull. Këmbët i ke të fryra dhe ke dhimbje kurizi. Merr frymë me vështirësi dhe shkon shumë shpesh në tualet. Përdor sa më shumë jastëk për të fjetur sa më komod. Vazhdo me ushqimin e ekuilibruar dhe me vitaminat që të këshilloi mjeku.
Zhvillimi i bebit
Sasia e lëngut amniotik është rritur nga një pike në një litër. Placenta është rritur deri në një diametër prej 15 cm dhe peshon rreth 900 gram. Bebushi juaj është goxha i shëndoshë dhe të gjitha organet janë krejt të zhvilluara dhe janë gati të mbijetojnë jashtë mitrës pa asnjë lloj ndihme. Tani ai është ne pozicionin e lindjes… mami je gati?
Për babin
Babi, çdo gjë gati? Çdo moment mami mund të të marri në telefon të të thotë se duhet të shkoni në maternitet. Ti duhet të jesh ai i forti dhe duhet ti japësh asaj guxim. Edhe nëse ndodh gjatë natës, mos u paniko, telefononi mjekut dhe shkoni në spital me qetësi. Mos harro që të jesh ti i pari që i dhuron lule dhe ti thuash që e do. Pavarësisht se bebi është shumë i rëndësishëm, mami ka nevojë për dashurinë tënde sidomos sepse shumë femra kalojnë depresion mbas lindjes.

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni