Femija im me ndricon jeten



Java 39 e shtatëzanisë

Java 39 është pothuajse fundi i këtij udhtimi të mrekullueshëm. Mundohu të çlodhesh sa më shumë dhe ec në këmbë sepse do të të ndihmojë për një lindje të lehtë. 

Mos harro për partnerin tënd. Ti do bëhesh mama por edhe ai do jetë babi. Duke qenë e rënduar dhe në një pritje që duket pa fund mund ta injorosh por provo më mirë ta implikosh në të gjitha detajet. Me siguri do ndiheni më mirë të dy.
Trupi juaj
Ndihesh çdo ditë më e lodhur. Është shumë normale. Pjesa më e madhe e femrave kanë një rrjedhje myku të trashë rozë ose me fije gjaku disa ditë para lindjes, ki kujdes dhe lajmëro mjekun. Duro edhe pak sepse së shpejti do lirohesh dhe do të kesh mundësi prapë të lëvizësh pa probleme. Mund të kesh kontraksione fallco. Qetësohu dhe fillo ti numërosh dhe të shikosh nëse janë të rregullta. Nëse nuk janë të rregullta dhe qetësohen atëherë je akoma në pritje. Duhet të kesh kontraksione minimumi 6 herë gjatë një ore. Në rast se ndjen që bebushi juaj nuk lëviz më për një kohë atëhere lajmëro mjekun tënd.
Zhvillimi i bebit
Intestinët e bebit jane plotë me mekoniu, një lëndë e zezë, e cila do të eliminohet menjëherë pas lindjes. Bebushi ka një ngjyrë si rozë, është i madh tani dhe me padurim pret të të takojë. Ai do tju sjelli lumturi në shtëpi.
Për babin!
Çdo herë që të bie telefoni trembesh. Pret çdo moment që të ndodhi. Çdo gjë është gati! Numri i parë në telefonin tënd duhet të jetë i mjekut. Ndihmoje mamin të relaksohet sa më shumë.

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni