Femija im me ndricon jeten



Java 40 e shtatëzanisë

Erdhi koha! Ke kaluar 40 javë të bukura. Pjesa më e madhe e femra lindin në kohën e duhur. 

Të urojmë të kesh një lindje sa më e lehtë dhe të na tregosh si ishte sepse jemi shumë kurioze dhe duam të dimë ekperiencën tënde.
Trupi juaj
Në rast se mjeku konsideron që bebi është shumë i madh ose se mund të ketë ndonjë problem mund të provokojë lindjen. Diskuto me mjekun tënd çdo alternativë.
Bebushi.
Brenda teje është rritur një person i vogel. Siç të kemi thënë bebi do jetë rreth 3000 – 3200 gram dhe 50 cm. Nga pikëpamja mjeksore ai është krejt i zhvilluar dhe i rritur. Të gjtha reflekset janë të koordinuara, fytyra ekspresive dhe rrumbullake. Mushkritë janë të pjekura dhe gati për të marrë frymë vetë. Bebat lindin me instiktin e thithjes dhe prandaj sa më parë i jep gjoks bebit aq më mirë është. Shumë mjek vendosin bebin tek gjoksi që në momentet e para pas lindjes.
Për babin!
E dimë shumë mirë se nuk ka fjalë në botë të tregojnë çfarë ndjen ti por bëhu i fortë. Po vjen në jetë qënia që do të të bëj të buzëqeshësh çdo ditë.
E dashur mami, kemi kaluar bashkë shtatëzanine tënde javë mbas jave – më të rëndësishmet të jetës tënde. Kemi kaluar emocione nga momenti që morri lajmin, lëvizjen e parë të bebit dhe pastaj lindjen. Të presim të na tregosh ekperiencën tënde dhe jemi me ty kur e sjell në jetë bebin tënd.

Në seksionin beba do të gjesh të gjithë informacionet për përkujdesjen e bebushit tënd.
Me krahë të lehta!

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni