Femija im me ndricon jeten



Bebet premature

 

Prej një viti gjendet në librari një libër i një nëne italiane e cila flet për eksperiencën e saj të një lindje të parakohshme me një peshë të bebit vetëm 660 gramë, por siç e quan ajo, Yll e bukur.Concetta Marotta i kushtoi një libër vajzës së saj që luftoi me vdekjen pranë një nëne që u gjend totalisht e papërgatitur por pati besim. (Concetta Marotta, Anjes) 

Dëshiroj të sjell për lexuesin këtë herë një artikull që  pasqyron më mirë gjëndjen psikologjike të një nëne me bebe prematur. Duke u nisur nga puna konkrete me to, besoj se ky grup nenash ka vërtet nevojë për ndihmën psikologjike, ashtu si Concetta e thekson disa here në librin e saj se ndjente nevojën të fliste me një psikolog.

 

Ndjehem në faj sepse kam bërë diçka që shkaktoi lindjen e parakohshme të fëmijës

Ky është një reagim i zakonshëm mes prindërve. Është e rëndësishme të kuptojmë se shumica e prindërve të bebeve premature ndihen në faj edhe nëse kanë patur një kujdes të shkëlqyer të vetes gjatë shtatzanisë. Nënat që kanë patur një kujdes prenatal shumë të mirë, që janë kujdesur për ushqimin dhe që nuk kanë pirë as duhan as alkol, kanë ende mundësi të kenë bebe premature. Është e rëndësishme të kuptohet nga doktori çfarë e shkaktoi lindjen e parakohshme. Në shumicën e rasteve, shkaku do të jetë diçka jashtë kontrollit tuaj. Të komunikuarit me doktorin apo profesionistë të tjerë do t’ju ndihmojë të largoni ndjenjat e fajit.

Jam e shqetësuar pasi nuk ndjej më dashuri për bebin

Kur bebi lind prematur, pothuajse të gjithë prindërit kanë frikë se mos fëmija e tyre vdes. Për shkak të kësaj frike, prindërit kanë atë që quhet hidhërim i parakohshëm. Kjo është një mënyrë për të përgatitur veten emocionalisht, në rast se bebi vdes. Hidhërimi i parakohshëm i ndihmon prindërit pasi zvogëlon  dhimbjen për bebin prematur por njëkohësisht u shkakton dhe probleme. Për shembull, shumë prindër e shtyjnë vënien e një emri fëmijës pasi besojnë se nëse ai vdes, do të jetë më mirë për ta nëse nuk i kanë dhënë një emër. Frika ndaj vdekjes krijon një ndarje të përkohshme të vendosjes së marrëdhënies dashurore mes nënës dhe fëmijës, për këtë arsye nëna pyet veten pse nuk ndjen më dashuri për foshnjen. Sapo fëmija fillon të jetë më mirë, prindërit rivendosin marrëdhënien emocionale. Në këtë gjëndje nëna mund të ndihmohet duke folur me stafin mjekësor ose psikosocial, pasi ata janë familjar me këtë shqetësim që është shumë i zakonshëm.

Ndihem e brengosur

Të kesh një fëmijë prematur përfshin shumë humbje shpresash. Është njerëzore të brengosesh. Gjatë shtatzanisë dhe madje më përpara, prindërit krijojnë ëndrra për fëmijën e pritur, duke e imagjinuar me një pamje të caktuar, vajzë apo djalë, të shëndetshëm dhe një fëmijë prematur thyen të gjithë këtë ëndërr. Kjo brengosje vjen dhe nga fakti se shtatzania nuk ka shkuar në term, ato ndihen jo plotësisht nëna. Ajo do të donte të bënte aq shumë për bebin e saj, ndërkohë që mund të bëj shumë pak pasi  bebi është i sëmurë. Pra, është e natyrshme të brengosesh, njësoj siç mund të ndiheshit në një situatë tjetër të trishtueshme.

Jam e shqetësuar se mbase bebi nuk arrin të më njohë si prindin e tij

Ështe normale të kesh një shqetësim të tillë por siç dihet fëmija mëson të njohë zërin e nënës që në bark , kshuqë një bebe premature mund të bëjë diferencën ndërmjet zërit të nënës së tij dhe zërave të doktorëve dhe infermierëve. Duke qënë se zëri juaj do të jetë ai që do t’i japë siguri, do të jeni personi që do donte të kishte më shumë pranë.

Jam e shqetësuar se trajtimi në Kujdesin Intensiv për të Sapolindurin do të ketë efekte të gjata negative në aspektin emocional.

Kërkimet kanë treguar se nuk ka efekte afatgjata në aspektin emocional nga proçedurat e përdorura për trajtim. Bebet premature rriten njësoj emocionalisht si një fëmijë i lindur nga një shtatzani e përfunduar.

Kam frikë të pyes doktorët dhe infermierët

Të paturit të një fëmije në Kujdesin Intensiv të Sapolindurit bën që prindërit të ndjehen të hutuar dhe injorant për çfarë ndodh aty. Ka aq shumë proçedura dhe terma mjekësor sa asnjë prind nuk do t’i kuptonte të gjitha. Të paturit frike të bërit pyetje  mund të vijë nga fakti se prindërit nuk duan të duken injorantë para stafit, por mos të harrojme se stafit i janë nevojitur disa vite studimi dhe të bërit pyetje do t’i ndihmonte prindërit të zvogëlonin disa nga shqetësimet e tyre. Bëni pyetje. Nuk ka pyetje injorante. Thjesht mundohuni të jeni  të qartë në informacionin që kërkoni.

Pse unë dhe bashkëshorti nuk po komunikojmë për mënyrën si ndjehemi?

Në ditët e para të lindjes së parakoshme të bebit, prindërit kanë tendencën të jenë të bashkuar si rezultat i faktit që kuptojnë se diçka rrezikon familjen e tyre. Por më vonë, nëna dhe babai do të përshtasin mënyra të ndryshme të përballimit. Për shembull, nëna e vuan më gjatë se babai faktin që nuk lindi një fëmijë të shëndetshëm, nga ana tjetër babai shqetësohet për shëndetin e gruas së tij dhe mund të bëhet shume protektiv. Është e nevojshme që prindërit ta kuptojnë mënyrën e njëri tjetrit të përballimit të kësaj situate dhe mos ta konsiderojnë tjetrin si të pandjeshëm.

Pse ndihem i frikësuar edhe pse bebi po bëhet i shëndetshëm?

Fatkeqësisht, prindërit kuptojnë se frika e tyre për jetën e bebit nuk kalon aq shpejt sa do të donin ata. Edhe kur bebi prematur shkon në shtëpi, ndoshta disa prindër kanë kujtime të frikës për lindjen apo hospitalizimin e bebit. Por këto janë reagime të zakonshme dhe reduktohen me kalimin  e kohës.

Pse ndihem keq, e depresuar dhe me kaq pak energji ?

Trishtimi dhe depresioni janë reagime të zakonshme në rastet e lindjes së bebeve premature. Për shkak të mënyrës se si shkojnë gjërat që shkakton trishtim të vazhdueshëm. Duke qënë se kjo gjendje mund të zgjasë në kohë dhe të theksohet, e mira është të kërkohet ndihmë këshilluese sa me shpejt.

Mos jane frikërat dhe ndjenjat e mia të egzagjeruara?

Pjesa më e madhe e prindërve të bebeve premature do të ndjehen të trishtuar ndaj këtu nuk ka asgjë jashtë të kuptueshmes. Disa nga frikërat e zakonshme janë:

“ Kur bie telefoni, më kap paniku se mund të jetë spitali me të reja negative”

“ Kam frikë të eci nëpër spital se diçka e keqe mund të ketë ndodhur”

“ Kam frikë se nuk do ta gjej bebin në inkubator”

Shpeshherë prindërit kanë frikë të flasin për këto ndjenja pasi do të dukeshin të dobët. Por shpejt do të kuptojnë se të ndjerit kështu është e zakonshme dhe se askush  nuk po i gjykon të dobët apo të paaftë.

Pse jam e nevrikosur me stafin mjeksor për trajtimin e bebit?

Shkaqet e zemërimit janë dhimbja, vuajtja dhe frustrimi. Prindërit e bebeve premature janë në situata frustruese që prodhojnë dhimbje dhe vuajtje, për këtë arsye që sigurisht shumë prindër do të ndjejnë zemërim. Stafi mjekësor duhet të ndihmojë prindërit të shprehen, edhe nëse ata janë të zemëruar pasi qëllimi nuk është vetëm mirëqënia e fëmijës por edhe e familjes.

 

Aida Kryekurti

Psikologe

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni