Femija im me ndricon jeten



“Këtë vit kam festuar ditëlindjen si një njeri me katër zemra!”

"Këtë vit kam festuar ditëlindjen si një njeri me katër zemra!" 

 

Të dashura mama,

Në punën tonë të përditshme ne njohim shumë nëna, nëna si unë, si ti me histori të veçanta. Ashtu ishte dhe momenti kur e njohëm këtë mami me fat, por sëcilës i është vënë mbi supe një barrë e rëndësishme. Ne do ta mbështesim maksimalisht me gjithçka që mundemi që ajo të bëjë detyrën e saj sa më mirë. E dashur të urojmë suksese dhe të falenderojmë që e ndave me ne historinë tënde.

“Kur kam ngelur shtatzënë për herë të parë kam qenë një studente në vitin e dytë të fakultetit. Isha vetëm 20 vjeç. Por isha e bindur që dëshiroja një fëmijë, edhe pse vetë mund të quhesha akoma një e tillë.U gëzova shumë kur pashë që testi doli pozitiv. Isha e lumtur që dashuria jonë e madhe për njëri- tjetrin tashmë do të rritej akoma më shumë, kjo sepse në jetën tonë po vinte një tjetër jetë, dikush që do na bënte të quheshim prindër. U lumturova shumë kur mësova se ishte vajzë,sepse të dy dëshironim një vajzë. Mezi prisja deri sa ajo të vinte në jetëdhe muajt kalonin një e nga një dhe ajo lindi. Sot, kanë kaluar plot 5 vjet e gjysëm. Ditët tona janë shumë të lumtura dhe që me lindjen e saj janëshumë të bukura. Ajo është një fëmijë i bukur, i shëndetshëm, i shkathët, një fëmijë që fal vetëm pozitivitet. Të gjithë shokët dhe shoqet në kopsht kishin motra dhe vëllezër edhe ajo na kërkonte me shumë dëshirënjë motër. Ne e kuptuam që tashmë kishte ardhur koha që ne të kishim një tjetër beb në jetët tona.Dëshira jonë, dëshira e vajzës,çdo gjë ishte një mrekulli. Jam shumë besimtare dhe mendoj se ka gjëra që ngelen në dorë të Zotit. U nisëm për nëTiranë, isha 3 muaj shtatzënë dhe nga një gabim kemi bërë aksident. Sikur bota u përmbyt, humbja e bebit tim la një boshëllik të madh në shpirtin tonë.

Prapëseprapë menduam se çdo gjë në jetë ka një arsye dhe ne e morrëm vesh arsyen kur mësuam se jam shtatzënë sërish.

Caktuam një vizitë tek mjeku dhe shkuam plotë emocion të bënim vizitën tonë të parë.Kur mjeku po shikonte ekon heshti për një çast. Ne u bëmë merak, pastaj ai foli dhe tha që brenda meje unë nuk kisha një beb por ishin 3 beba. TRE??!?!?!?!

U emocionuam aq shumë sa po na rridhnin lotë nga sytë.Nuk mund ta besonim.Më dukej e pamundur. Si historitëe filmave. Gjithë jetën time kisha dëshiruar qëtë kisha binjakë,por trinjake nuk e kisha menduar kurrë.Bashkëshorti ishte tepër, po tepër i lumtur.Sytë të tij qeshnin nga lumturia,dhe ai falenderonte Zotin.Thoshte vetëm:“O Zot faleminderit”.U ndjeva më fatlumja në botë.

Pastaj mjeku foli sërish dhe na tha që mund tëbënim një ndërhyrje për të hequr njërin nga bebat ,pasi shtatzënia me 3 fëmijë ishte shumë e rrezikshme.

Gjithashtu,tha që ekziston rreziku që gjatë ndërhyrjes t’i humbja të tre bebat e mi.Por këtë gjë ne nuk mund ta pranonim KURRË.E si mund të vendosnim ne një gjë të tillë kur nuk e zgjodhëm dhe as e vendosëm ne, që ata të ishin 3.Nëeko dëgjuam rrahjet e zemrave të vogla,që të treja zemrat rrihnin fortë dhetrupi im dridhej nga emocionet.

Nuk e vumë asnjëherë në dyshim faktin që nuk do i mbanim.Unë mbështetem tek ai që vendosi 3 zemrat në trupin tim.Kjo ëshë dhurata më e bukur që Zoti mund t’i dhurojë dy prindërve.Unë kurrë nuk do rresht së falenderuari atë.Jam e sigurt që ai nuk do më braktisë asnjëherë.

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni