Femija im me ndricon jeten



Të jesh hallë

Kjo që po ju tregoj është një histori dashurie, por që do të mundohem ta tregoj në kuadrin edukativ dhe me syrin objektiv, përsa mund të jemë objektive. Dashuria ime me nipin tim, lindi në ditën që ai erdhi në jetë.  Nëse do të më duhej ta përshkruaj me fjalë nuk arrijë dot, sepse është një përjetim dhe si i tillë nuk mund të përshkruhet me fjalë. Ai që kur ishte në barkun e mamit të tij, ishte një camarrok i vërtetë, lëre më pas kur lindi.

Sot po bëhet katër vjec dhe është një fëmijë super energjik, camarrok, shpeshherë edhe mistrec. Është një fëmijë   si të gjithë fëmijët e sotëm i vendosur, kundërshtues, i qartë në objektivat që do të arrijë dhe i bindur se rruga më e drejtë dhe e mirë është ajo që ai ka zgjedhur.                               

Duke patur një nip i vë re më shumë fëmijët përreth dhe duke iu vënë në dukje faktin se unë nuk jam mami por jam hallë, po shikojë gjithnjë e më shumë se roli i hallave, tezeve, xhaxhallarëve dhe dajave po rritet gjithnjë e më shumë. Me thënë të drejtën unë kam marrë pjesë në të gjitha etapat e rritjes së nipit tim, me dëshirën time duke hasur dhe shumë “vështirësi” nga prindërit e tij, sepse më thonë që e llastoj shumë. Vërtetë e llastoj, më pëlqen ta llastoj dhe gjithashtu më pëlqen që brenda mundësive t’ia plotësoj dëshirat, sepse adhuroj vështrimin e tij kur më shikon dhe kërkon që t’i plotësohet dicka, duke e ditur shumë mirë që prindërit nuk ia plotësojnë.

Ndoshta duke ia plotësuar gabojë, por mendoj se hallat dhe llojet e tjera si to J janë pikërisht për këtë gjë për të plotësuar dëshirat, për t’iu qëndruar pranë, gjithmonë duke mbajtur në konsideratë rregullat e vendosura nga prindërit dhe shpeshherë them që nuk mund të më vendosësh kushte që të mos i plotësoj dëshirat, sepse unë jam pikërisht në rolin që duhet ta llastoj, “tërboj” apo dhe ta mbështes.                

Ajo që kam vënë re është se hallat dhe llojet e tyre, në moshë të re, jo vetëm ndikojnë në llastimin por marrin pjesë aktivisht në rritje duke ndihmuar dhe prindërit, si p.sh i bënte përshtypje fakti njerëzve përreth – jo mua se unë e kam shoqëruar nipin në shumë vizita te pediatri i tij, sepse për mua ishte një kënaqësi,- fakti se një vajzë e vogël 2 vjecare në pritje tek pediatri preferonte të rrinte në krahët e tezes së saj, se sa të qëndronte me mamin. Ajo që më duket pika për t’u diskutuar është fakti se prindërit pretendojnë se hallat dhe llojet e tyre, të marrin rolin edukativ, kur ndërkohë një gjë të tillë e kanë shumë të vështirë për ta realizuar, sepse sipas mendimit tim rregullat i vendosin prindërit dhe hallat dhe llojet e tyre, i ndihmojnë për t’i respektuar, por nuk mund t’i vendosin ato.

Ndërkohë që po iu shkruaj këtë artikull nipi im po thotë: “Hala bashkë hala ta bëjmë bashkë J

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni