Femija im me ndricon jeten



Qëndra ABC

"Më ndihmo të ndihmoj veten dhe të bëhem i zoti i vetes"

Ne besojmë fort në këtë mesazh dhe prandaj e kemi krijuar këtë ambjent harmonioz, ku fëmijët të ndihen të vlerësuar dhe ku të krijojnë dhe të ndërtojnë baza të forta të cilat t’i vlejnë për gjithë jetën.
Ne i inkurajojmë çdo ditë të zbulojnë talentet te tyre, të zhvillojnë që të vegjël, vullnetin dhe besimin në forcat e tyre. Këtu do të mësojnë me dhe për kënaqësinë e tyre pasi kjo, sipas mendimit tonë është mënyra më e mirë për t’i arritur qëllimet tona.
Qendra ABC ofron abjent çerdhe dhe kopsht nga mosha 3 muaj deri në moshën 5 vjeç e gjysëm, të ndara sipas moshave në grupe të vogla. Besojmë fort se periudha më e rëndesishme e jetës së një fëmijë janë 5 vitet e para kështu që ne ju propozojmë një ambjent të shëndetshëm, të buzëqeshur, ku mirëformimi i karakterit dhe bazat e edukimit te fëmijës tuaj janë kryesore.

Bёni njё fёmijё tё lumtur e me vetёvlerёsim duke filluar nga sot!
Ndihmoni nё mirёrritjen e tё vegjёlve, tё hapur e pa komplekse sepse, siç thotё njё fjalё “Komplekset nё fёmijёri frenojnё ndёrsa kur rritemi drejtojnё”.

Ushqimi

Qendra ABC ofron edhe shёrbimin e ushqimit sipas programit tё mёposhtëm:
8.00 – 8.30 – Mёngjesi
10.00 – 10.30 – Frutin
12.00 - 12.30 – Drekёn ( pjatë të parë dhe pjatë të dytё)
15.00 – 15.30 – Zemrёn
Raportimin ndaj prindërve bëhet në menyrë ditore me anë e një raporti të detajuar për: ushqimin, përkujdesjen (gjumë, tualet), programin ditor dhe përfshirja e fëmijës në aktivitete.

Qendra ofron shёrbim cilësor, me një staf tё kualifikuar dhe me një program arsimor të miratuar nga Ministria e Arsimit dhe nga organizata ndёrkombëtare si UNICEF dhe Save the Children (programi Hapat e Para).

Qendra ABC është e hapur sipas programit të mëposhtëm:
Programi ditor: 7.30 – 17.00 (nga e hëna në të premte)
Programi shkurt: 8.00 – 15.00 (e shtuna)

Adresa: Rruga Bilal Golemi, Kompleksi Dinamo, Tirana E Re
Kontakt:
E-mail:
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
Telefon: 0697311871
Facebook:Mami ime i di te gjitha

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni