Femija im me ndricon jeten



22September Filloi shkolla por jo edukimi!

Çfarë presim ne si prindër nga ky vit i ri shkollor?  Mos do të jetë sërish një vit të ri me mentalitet të vjetër?

Edukimi është një koncept që njihet si një element shumë i rëndësishmën në shoqëri. Edukimi ështe termi që haset nëpër librat e shkollës dhe në fjalorin e jetës së përditshme. Pikerisht me 13 shtator nisi dhe viti i ri arsimor për sistemin parauniversitar. Është fillimi i shkollës dhe normalisht që shkolla është një institucion të cilin fëmija, përveç familjes, e konsideron si vatrën e dytë familjare.

Read more:
 
Projekti ‘Shkolla Mamave’
Written on 04.11.2014

Rritja e një fëmije të lumtur dhe të shëndetshëm është një nga sfidat kryesore me të cilat ndeshet një prind. Në Shqipëri rolin kryesor për këtë e kanë nënat të cilat përballen me një sërë problemesh dhe sakrificash që prekin jo vetëm shëndetin, mirëqënien dhe sigurinë e fëmijëve të tyre por edhe pozicionin e tyre ne shoqëri, përgjegjësite dhe balancën e brëndshme.

Shqipëria ende ka mungesa në burime njerëzore dhe financiare për ti ofruar shumë familjeve shërbime cilësore shëndetësore, informacion të plotë apo këshillim të mirë prindëror. Kjo është sidomos  problematike  në zonat rurale dhe ato të thella malore. Projekti ‘Shkolla e Mamave’ synon të mbështese këto familje me fokus nënën në vështirësi ( në rrezik përjashtimi social, jetesë në kushte ekstreme varfërie, në rrezik abandonimi të fëmijës, nëna të vetme që kanë një ose më shume fëmijë, nëna që vuajnë nga depresioni mbas lindjes, të papuna ose me një rrogë minimale, nëna studente ose në moshë shume të re etj) por jo vetëm .Qëllimet kryesore të këtij projekti janë: Të ofrojë këshillim profesional për të fuqizuar nënat në nevojë, të mund të analizojne situatën e tyre dhe të dine si të orientohen per një plan jetësor; Të lehtësoje marrjen e shërbimeve publike ( shëndetësore, arsimim, trajnim, punësim etj) duke shërbyer si një urë lidhëse midis nënave  në nevoje dhe ofruesve të shërbimeve publike, private dhe qeverise lokale; Të përmirësojë aftësitë prindërore për një disipline dhe të ardhme pozitive të fëmijës. Për të realizuar këto qëllime një sërë aktivitetesh janë ndërmarrë si :

Takime në grup me psikolog për temat që prekin familjen dhe raportet e nënave me fëmijët.

Takime mbi parimet e prindërimit pozitiv.

Programi “luaj dhe stërvitem” ku përmirësohet ndjeshëm komunikimi nënë-fëmijë dhe  mësojnë si të nderveprojnë në mënyrë më efektive.

Takime me nënat në nevojë në shkollën speciale “Luigj Gurakuqi”. Trajtimi i temave që i shqetësojnë më së shumti dhe krijimi i kontakteve ku këto nëna të marrin shërbime për veten si formim dhe punësim pranë Zyrave të Punës dhe shërbime për fëmijët e tyre siç është Qëndra për Fëmijët me sindromën Daun.

Dizenjimi dhe shumëfishimi në 1000 kopje për secilën nga fletëpalosjet: a) 4 Aksidente të rënda dhe çfarë duhet të bëjmë (Guidë për sigurinë e fëmijës tuaj)  b) Tantrum, çfarë është, kur shfaqet, çfarë duhet të bëjmë. c) Marrëdhënia midis prindërve dhe mënyra si kjo ndikon te fëmija. d) Libri i Shtatzanisë.

Shumë profesionisë i janë bashkur projektit si: psikolog, sociolog, pediatër, mjeshtër Shaolin, trajner prenatal, njerëz të shumtë që kanë ndihmur në rastin e trinjakeve të Erjonës dhe shumë të tjerë që kanë dhënë kontribut në forma të ndryshme.

Ky projekt implementohet nga Qëndra Kërkimore për Politika Publike Trium për periudhen 15 Maj-14 Dhjetor 2014 me përfitues kryesor nënën në nevojë në zonat Tiranë, Durrës, Elbasan, me  mbështetjen e Zyrës së Bashkëpunimit Zvicerian në Shqipëri.  

Read more:
 
Prinderimi - detyre e veshtire - Artikull per revisten Psikologjia - Qershor 2014
Written on 17.10.2014

Të jesh prindër ështe një nga detyrat më të veshtira që kemi, është një përgjesi pafund pasi të jesh prindër domethënë të ndërtosh me kujdes karakterin e një fëmije dhe t’i japësh baza të forta mbi të cilat ai do të orientohet gjatë gjithë jetës.

Read more:
 


Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni