Prinderimi - detyre e veshtire - Artikull per revisten Psikologjia - Qershor 2014

Të jesh prindër ështe një nga detyrat më të veshtira që kemi, është një përgjesi pafund pasi të jesh prindër domethënë të ndërtosh me kujdes karakterin e një fëmije dhe t’i japësh baza të forta mbi të cilat ai do të orientohet gjatë gjithë jetës.

Çfarë është në fakt prindërimi i mirë? Në rast se përpiqemi të gjejmë një përkufizim të këtij koncepti mund të themi se prindërimi i mirë është rritja e fëmijëve me kujdes, me shumë dashuri dhe me udhëzime të mira. Kjo përfshinë edhe krijimin e një ambient familjar të ngrohtë dhe të sigurt ku fëmijët mund të zhvillojnë një vetëvlerësim pozitiv. Prindërimi i mirë është një sfidë shumë e madhe pasi nuk ka ndonjë mënyrë të parapërcaktuar për ta arritur këtë qëllim.

Synimi kryesor i prindërimit të mirë është të optimizohet maksimalisht potenciali i fëmijës në mënyrë që me rritjen e tij të bëhet një pjesëmarrës produktiv dhe aktiv i shoqërisë.

Sipas statistikave, Shqipëria ka nivelin më të lart të vdekshmërisë në ditën e parë të jetës në Ballkan. Për sa i përket 5 viteve të fundit, niveli i vdekshmërisë së fëmijëve nën 5 vjeç është 22 vdekje për 1000 lindje, ndërsa në shtetet të zonës ky nivel është nga 5 në 9 vdekje për 1000 lindje. Niveli i vdekshmërisë tek foshnjet dhe në fëmijërinë e hershme është më i lartë në zonat rurale dhe prek sidomos në zonat malore dhe në familjet shumë të varfëra. Megjithatë, niveli i vdekshmërisë është vetëm një tregues i çështjeve të tjera me rëndësi shoqërore në Shqipëri. Duhet nënvizuar fakti se një problem tjetër shumë i rëndësishmëm është mungesa e mjeteve financiare dhe burimeve njerëzore, të cilat pengojnë shumë familje të kenë akses te shërbime shëndetësore cilësore, informacione të domosdoshme dhe këshilla prindërimi të cilat janë aq të nevojshme.

Pavarësisht se në botë prindërimi është një nga fushat më të studiuara, rritja e një fëmijë të lumtur dhe të shëndetshëm është një nga detyrat më provokuese që një prindër mund të ketë. Në Shqipëri kjo detyrë është zakonisht përgjegjësia e nënës. Të qenurit nënë bën femrat të përballen me shumë sfida, sakrifica dhe probleme, jo vetëm për sa i përket shëndetit, mirëqënies dhe sigurisë së fëmijëve të tyre, por edhe për sa i përket pozicionit të tyre në shoqëri, përgjesinë e tyre dhe ekuilibrin e brendshëm. Kërkimet kanë treguar se me regullimin e ekuilibrit e brendshëm të nënave dhe duke reduktuar sfidat që ato përballen, përmirësohet mënyra sesi ato përballojnë sfidat e prindërimit.

Me mbështetjen e Zyrës e Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri, në maj të këtij vitit është inauguruar një projekt i Qendrës Kërkimore për Politika Publike “TRIUM”, i cili i adresohet në mënyrë të veçantë nënave shqiptare. Projekti quhet “Shkolla e mamave” synon promovimin dhe aplikimin e parimeve dhe praktikave të prindërimit. Me anë të këshillimit profesional, projekti do të ofrojë ndihmë substanciale për mamatë dhe për familjet e tyre. Do të adresohen problemet e mamave në vështirësi sidomos të atyre me rezik të lartë përjashtimi nga shoqëria, atyre të cilat jetojnë në varfëri ekstreme, nëna të vetme, nëna me depresion post lindje etj.

Me këtë projekt synohet fuqizimi i nënave duke i siguruar shanse të barabarta për sa i përket aksesi tek informacioni dhe shërbimet, punësimit dhe mbajtjes së familjes. Arritja e këtij synimi do të sjell rritjen e pjesëmarrjes së nënave në jetën ekonomike dhe shoqërore dhe po ashtu përmirësimin e aftësive të tyre si nëna. Po ashtu projekti do shërbejë si një lidhje midis nënave në situatë të vështirë dhe institucioneve shtetërore, organizatave të ndryshme, ofruesve të shërbimeve të ndryshme jo shtetëror dhe sektorit privat në mënyrë, që zërat e tyre të dëgjohen dhe të rritet pjesëmarrja e tyre në këto procese.

Një nënë e qetë dhe e ekuilibruar mund të rrisi fëmijë të lumtur. Rëndësia e një nëne është shumë e madhe, ajo është personi që edukon qytetarët e ardhshëm të shoqërise, ndaj mbështetja e tyre nga ana e këshillimit dhe rritjes së vetëvlerësimit janë hapat e para për të ardhmen e fëmijëve tanë.

Ashtu siç e ka thënë Franklin D. Roosevelt “Mbase nuk mundemi të përgatisim të ardhmen për fëmijët tanë, por duhet të përgatisim fëmijët tanë për të ardhmen.”