Femija im me ndricon jeten



Filloi shkolla por jo edukimi!

Çfarë presim ne si prindër nga ky vit i ri shkollor?  Mos do të jetë sërish një vit të ri me mentalitet të vjetër?

Edukimi është një koncept që njihet si një element shumë i rëndësishmën në shoqëri. Edukimi ështe termi që haset nëpër librat e shkollës dhe në fjalorin e jetës së përditshme. Pikerisht me 13 shtator nisi dhe viti i ri arsimor për sistemin parauniversitar. Është fillimi i shkollës dhe normalisht që shkolla është një institucion të cilin fëmija, përveç familjes, e konsideron si vatrën e dytë familjare.

 

Por instiktivisht lind pyetja:
Cilat janë problemet që fëmijët mund të hasin gjatë këtij rrugëtimi pikërisht në këto institucione që presupozohet të arsimohen dhe të marrin dije të përvetësuar…?

Dikush duhet të flasë dhe të ngrejë zërin për to… Prindërit duhet të jenë të vetëdijshëm të ngrenë zërin për problematikat që i shqetësojnë fëmijët e tyre për rëndësisë dhe ndikimin që ka shkolla mbi fëmijën e tyre dhe vazhdimisht duhet që ato të jenë në gadishmëri të dëgjojnë se çfarë ka mësuar fëmija në shkollë dhe si është trajtuar aty. Prandaj ajo që sugjerohet për prindërit është që të jenë në kontakt me shkollën dhe informacionin që merr fëmija, sepse shkolla nuk është vetëm vendi ku informohet fëmija, por edhe vendi ku formohet.

Disa nga problematikat që e kanë shoqëruar dhe këtë vit fillimin e ri arsimor janë: mungesa e investimeve në shkolla, (tek-tuk mund të themi jo e mjaftueshme) shkarkimet e padrejta të mësuesve dhe zevëndesimi i tyre me mik pavarësisht arsimit përkatës. Mund të paguhet një psikolog që rezulton si i punësuar por që kurrë nuk shfaqet prezent …! Vallë a është ky edukimi që duam sot dhe në vazhdim?! Pse gjithmonë duhet të funksionojë korrupsioni dhe JO e drejta legjitime e çdo kujt që vërtet e meriton…?!

Mendoj se ajo çka është më kryesorja, është mundësia ekonomike e familjeve për të blerë librat e nxënësve, në mungesë të politikave subvencionuese të qeverisë. Thjesht librat!

Gjithashtu, edhe në rrethe të ndryshme të vendit, prindërit ankohen për pamundësinë e tyre ekonomike për t’iu përmbushur fëmijëve kushtet elementare, siç janë librat dhe veshmbathjet për të nisur vitin shkollor 2016-2017. Kjo pikerisht si pasojë e mungesës së politikave subvencionuese nga qeveria, që për këtë vit s’ka thënë qoftë edhe 1 fjalë të vetme se a do të subvencionohen apo jo tekstet shkollore për familjet në nevojë.

Dita e parë e shkollës në vend të gëzimit, ka sjellë më shumë trishtim. Këto janë disa nga shqetësimet kryesore të nxënësve në çelje të këtij vitit shkollor. Kështu ka nisur ky vit shkollor me një mori problemesh dhe pa asnjë zgjidhje minimale akoma…

 

Sipas filozofit dhe psikologut amerikan, Djuit:  “Shkolla është vendi ku themelohet demokracia”.

 

Arjeta Hyseni

Psikologe

 

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni