Femija im me ndricon jeten



7 hapa për përkujdesje personale gjatë shtatzënisë

7 hapa për përkujdesje personale gjatë shtatzënisë

Shtatzënia sjell me vete shumë ndryshime hormonale, fizike dhe psikologjike. Shumë gra shtatzëna janë të pakënaqura me çarjet e lëkurës dhe me transformimet e tjera që hasin. Për këtë arsye, kujdesi i gruas shtatzënë është thelbësore gjatë nëntë muajve të shtatzanisë. Ne propozojmë shtatë hapa të thjeshta për kujdesjen e nevojshme për mbajtjen e një trupi të shëndetshëm dhe të bukur gjatë shtatzënisë.

1. Pastrimin e lehtë. Është e njohur se shtatzënia ndikon në masë të madhe në elasticitetin e lëkurës. Më konkretisht, shtimi në peshë krijon celulit dhe çarje të lëkurës. Për këtë arsye, një pastrim i lehtë i lëkurës duhet bërë një herë në javë me një produkt të veçantë në mënyrë që të ndihmoni lëkurën tuaj të rifreskohet, të jetë elastike dhe e shëndetshme. Kjo do ndihmojë edhe në parandalimin e çarjeve dhe shfaqjen e celulitit.

2. Masazhe. Masazh me vajra special (vaj bajame ose vaj ulliri), ato ndihmojnë lëkurën për të përballuar këto transformime. Le të mos harrojmë se masazhi duhet të bëhet me kujdes nga një person i specializuar.

3. Maskat e fytyrës. Shtatzënia mund të sjellë së bashku me të dhe puçrra ose ndryshime të tjera të lëkurës. Lëkura e fytyrës tuaj duhet pastruar në mënyrë të përditshme dhe herë pas here të hidratohet me një maskë fytyre. Ju mund të diskutoni këtë me mjekun tuaj.

4. Kujdesi për gjirin. Së shpejti gjinjt do të bëhen më të rëndë dhe më të mëdhenj. Lëkura është shumë e ndjeshme dhe rekomandohet masazh i butë i gjirit me hidratues të pasur me vitaminë E dhe vitaminë A. Nga ekperienca personale një mënyrë shumë efikase për t’i mbajtur të butë është gjatë muajve të fundit (7,8,9) të masazhohen me vaj bajame ose me kremra special që gjenden në farmaci. Ky lloj masazhi hidratues shmang në maksimum çarjen e tyre në momenti që vogëlushi fillon të pi.

5. Nuk ka banjo të nxehta. Gjatë shtatzënisë duhet të dihet se banjot e nxehta janë të ndaluara. Lëkura është shumë e ndjeshme ndaj ujit të nxehtë dhe në muajt e fundit mund të provokojnë edhe lindje parakohe. Preferohen dushe të shpejta me ujë të ngrohtë.

6. Ujë, ujë, ujë! Uji ndihmon heqjen e toksinave dhe i jep elasticitet lëkurës. Gjatë shtatzënësisë sasia e ujit duhet të jetë më e lartë për të mbrojtur lëkurën tuaj.

7. Lëvizja. Ecja gjatë shtatzënësisë bën mrekulli në të gjitha aspektet. Kjo ju mban në formë, ju rrit moralin dhe ju ndihmon të rifitoni besimin.

Ju urojmë një shtatzëni sa më të bukur.

Read more:
 
Shtatzania

 

Shtatzanija është periudha më e mrekullueshme në jetën e një femre. Është fillimi i një jetë të re dhe ndryshimi i jetës tënde, por më e rëndësishmja është fillimi i një historie dashurie pafund midis ju dhe bebushit që rritet brenda jush.

Ndjek hap pas hapi dhe moment pas momenti zhvillimin e shtatzanisë tënde, rritjen e bebushit tënd. Të ndihmojmë të kuptosh çdo gjë që i ndodh vogëlushit tënd.

Ndjekim rrugën e 40 javëve bashkë deri në momentin që ti do ta përqafosh atë dhe asgjë nuk do jetë më si më parë.

Read more:
 
Gjerat qe nuk te ka thene njeri per lindjen

Pyet veten çfarë nuk të kanë thënë shoqet e tuat për lindjen? “Mami-ime” ka menduar të të tregojë disa nga gjërat që ato kanë harruar ti përmendin por që ti duhet ti dish:

- Në rast se do presësh që të gjitha simptomat e mundshme të lindjes dhe të dhimbjeve të lindjes të të shfaqen para se të shkosh në maternitet atëhere do përfundosh duke lindur në shtëpi. Nëse merakosesh se do shkosh në maternitet dhe do të të thonë se nuk je për të lindur ... më mirë merakosu sesi do dukeshe nëse do lindje rrugës për në spital...

Read more:
 
Rëndësia e acidit folik në shtatëzani

Rëndësia e acidit folik në shtatëzani

Çfarë është acidi folik? 


Acidi folik është një formë e vitaminës B, e cila ndihmon në zhvillimin dhe rigjenmerimin e qelizave të zakonshme. Ai është shumë i rëndësishëm sidomos gjatë javëve të para të zhvillimit të bebit. Acidi folik ndihmon në formimin korrekt të trurit, të shtyllës kurrizore dhe ul rrezikun e humbjes së shtatëzanisë dhe rrezikun që bebi të ketë ndonjë keëformim të tubit neural. 
Difektet e tubit neural mund të shfaqen në formën e disa sëmundjeve që në lindje si për shembull: spina bifida dhe anencefalia. 

Read more:
 
Kalendari Kinez



Kalendari Kinez do të të ndihmojë të parashikosh gjinin e fëmijës. Ndiq linjën e muajt të konceptimit dhe të moshës tënde, bashkoji ato të dyja dhe do të marrësh vesh seksin e bebit tënd.

Read more:
 
Prev12Next

Na kontaktoni