Femija im me ndricon jeten



Tortë me karrota dhe portokall

 

Meqënëse karrotat janë të shëndetshme do të përgatisim një tortë të lehtë me karrota. Për ta realizuar na nevojiten:

-          6 karrota, që do t’i grijmë në rende;

-          2 filxhan caji vaj ulliri ose 100 gr gjalpë, unë përdor vaj ulliri si më i shëndetshëm;

-          2 portokall, do na nevojitet lëngu dhe lëkura;

-          2 filxhan caji me rrush të thatë ose 100 gr;

-          Pak kanellë;

-          1 gotë caji sheqer;

-          3 të bardha veze;

-          Pak sodë buke;

-          2 gota uji miell;

Si fillim do të përgatisim njëkohësisht 2 masa. E para marrim një tigan e vendosim në zjarr, duke vendosur në të karrotat e kaluara në rende, lëkurën dhe lëngun e portokallit, rrushin e thatë, pak kanellë dhe një lugë gjelle vaj ulliri.

Ndërkohë që përgatitet masa e parë, përgatisim të dytën, në një tas hedhim të bardhat e vezëve, shtojmë sodën, sheqerin dhe fillojmë t’i rrahim duke shtuar nga pak vajin e ullirit. Pasi kemi përfunduar vajin shtojmë miellin nga pak duke krijuar një masë. Kontrollojmë karrotat nëse e kanë pirë lëngun e portokallit, nëse po e heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet pak. Pasi të jetë ftohur e përziejmë me masën e brumit dhe e vendosim në një tepsi për torta në një furrë të ngrohur paraprakisht me 1600 dhe do ta pjekim për 45 minuta.

Kur ta kemi hequr nga furra dhe të jetë gati do ta pluhrosim me vanilje pluhur.

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni