Femija im me ndricon jeten



Tavë me brokoli, spinaq dhe me rripa gjoks pule

 

Meqënëse kisha pak brokoli, spinaq dhe një gjoks pule, mendova të bëj një tavë ndryshe, për të cilën do të na nevojiten:

-          1 gjoks pule;

-          2 brokoli mesatar;

-          ½ kg spinaq;

-          Tre thelpinj hudhra;

-          Bukë të bluar;

-          Kripë;

-          Vaj ulliri;

-          Pak uthull balsamik.

Gjoksin e pulës do ta presim në rripa të hollë dhe do ta pjekim në tigan. Ndërkohë marrim një tenxhere me ujë të valuar dhe në të do të fusim spinaqin dhe brokolin, për një minutë. Pasi t’i kemi futur në ujë, në një tigan vendosim hudhrat e shtypura dhe brokolin e prerë në lule të vogla. Marrim një tepsi, e lyejmë me pak vaj ulliri, shtrojmë një shtresë bukë të bluar, spinaqin, sipër vendosim rripat e gjoksit të pulës. Brokolit i kalojmë në tigan, duke i shtuar kripë, një lugë uthull balsamik dhe katër lugë vaj ulliri. Pasi të jenë zbutur pak, i heqim dhe i vendosim në tepsi, duke e mbuluar me shumë bukë të bluar. E vendosim në furrë me 2000, derisa buka e bluar të jetë bërë pak e fortë. 

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni