Femija im me ndricon jeten



Qofte me barishte

Meqënëse tani është sezoni që kemi shumë barishte do të përgatisim qofte me to. Për ta realizuar na nevojiten:

-          ½ kg spinaq;

-          2 tufa lëmpjeta;

-          2 tufa hithra;

-          2 qepë të njoma;

-          2 hudhra të njoma;

-          Pak lëng limoni;

-          Kripë;

-          Vaj ulliri;

-          1 patate e zierë;

-          Bukë e bluar;

-          Miell që do të na shërbejë për të lyer qofte para se ti vendosim në tigan;

-          300 gr gjizë.

Spianqin do ta kalojmë pak në tigan, që ta kullojmë nga uji. E presim në copa të vogla së bashku me barishtet e tjera. I përziejmë duke i shtuar pak lëng limoni, pataten e shtypur, kripën, bukën e bluar dhe krijojmë një masë. Nëse e shikojmë që nuk është lidhur, shtojmë bukën e bluar. Më pas marrim një pjatë ku vendosim miellin dhe lyejmë qoftet. Vendosim tiganin në zjarr dhe e lyejmë me pak vaj ulliri, duke e lënë të nxehet. Qoftet e lyera me miell i vendosim në tigan dhe i kemi gati.

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni