Femija im me ndricon jeten



QOFTE PESHKU ME QIQRA

 Kjo është një nga ato receta për ta paraqitur peshkun ndryshe dhe për ta realizuar na nevojiten:

Përbërësit:

-          150 gr peshk të prerë në copa të vogla;

-          4 lugë vaj ulliri;       

-          1 thelpi hudhër;

-          250 gr qiqra të ziera;

-          4 sardele pa hala;

-          Spec djegës, kripë e piper;

-          6 lugë bukë të bluar;

-          Një tufë majdanoz të grirë.

Paisjet që ju nevojiten për përgatitje:

-          Tas plastik;

-          Pirun/lugë;

-          Një mikser;

-          Dy tigan.

Përgatitja:

Në një tigan kaloni në zjarr të ngadaltë peshkun, vajin dhe hudhrën e grirë dhe kur të jenë gati, shtoni qiqrat dhe përziejini për 10 minuta. Copëtoni sardelet dhe shtojini në tigan, aromatizojeni dhe më pas kalojini në mikser. Kur masa të jetë gati shtoni bukën e grirë dhe majdanozin, punojini me duar për të përfituar qoftet dhe kalojini në bukë të bluar. Vendosini në një tepsi ku keni shtruar letër furre dhe futini në furrë për 30 minuta në 200 gradë.

Shërbejini të vakta ose të ftohta, të shoqëruar me salca të ndryshme. 

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni