Femija im me ndricon jeten



Domate të mbushura

 

Meqënëse tani domatet kanë filluar të jenë disi më të lira se në dimër, do të përgatisim një recetë, ku domatet do të jenë të mbushura, ku për ta realizuar na nevojiten:

-          Dy domate për person, mesatare, me formë të rrumbullakët;

-          400 gr gjizë pa kripë;

-          Rigon;

-          Majdanoz;

-          Ullinj të zinj të grirë;

-          Vaj ulliri;

-          Kripë.

Për ta realizuar, marrim domatet dhe i heqim pjesën e brendshme, pjesën e sipërme të domates e ruajmë, sepse do ta përdorim si “kapak”. I kriposim dhe i kthejmë me “kokë poshtë” për të kullluar lëngun, për të paktën 30 minuta. Përziejmë gjizën me erëzat, ullinjt, kripën dhe shumë pak vaj ulliri. Mbushim domatet me masën e krijuar dhe i vendosim kapakun.

Tani kemi dy mundësi ose t’i shërbejmë të ftohta, duke i vendosur në frigorifer ose t’i shërbejmë të ngrohta, duke i vendosur në furrë me 2000 për 20 minuta.

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni