Femija im me ndricon jeten



RRUMBULLAKE ME PROSHUTË

 

Sot do të realizojmë një recetë të shpejtë dhe me përbërësit që ne kemi në frigorifer.

Përbërësit:

  • 60 gr proshutë;  
  • Katër lugë krem djathi, të cilin mund ta realizojmë me djathin e dhisë, që kemi në shtëpi të shtypur me pak qumësht;  
  • Katër lugë gjizë;
  • 1 lugë vaj ulliri;
  • 2 feta bukë të bardhë;
  • Disa gjethe sallate;
  • Erëza sipas dëshirës.

Presim proshutën në copa të vogla, i vendosim në mikser, shtojmë vajin, gjizën dhe kremin e djathit. I kalojmë në mikser për të krijuar një masë kremoze.

Vendosim kremin mbi fetën e bukës, shtojmë erëzat dhe sipër i shtrojmë një fetë sallatë, që e keni prerë në rripa. Rrotullojeni bukën duke pasur kujdes që të mos e prishni dhe mbështilleni me qese guzhine. Vendoseni në frigorifer për 30 minuta.

Hiqeni qesen dhe priteni rrota rrota.

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni