Femija im me ndricon jeten



MAKARONA INTEGRALE ME SALCICE DHE DOMATE

Përbërësit:

  • 200 gr miell thekri;
  • 200 gr miell 00;
  • 2 të bardha vezësh;
  • Ujë;
  • 300 gr domate;
  • 200 gr salcice;
  • Gjysëm qepee grirë;
  • Pak kripë;

Vendosni të dy llojet e mielleve në një tas, shtoni të bardhat e vezëve, përziejini dhe shtoni pak ujë derisa të përfitoni një masë të butë, në mënyrë të tillë që të mund ta punoni me dorë. Mbështilleni masën me letër kuzhine dhe lëreni të pushojë. Ndërkohë vendosni ujin për të zierë makaronat. Në një tigan jongjitës hidhni qepën, domatet e prera dhe salcicet e copëtuara. Lëreni tëvalojë në zjarr mesatar me kapak për 10 minuta. Hapni brumin me shkopin e kuzhinës derisa të arrini një shtresë të hollë dhe priteni në katror me përmasa mesatare. Zieni makaronat me ujë të valuar dhe që i keni shtuar kripër për 3-5 minuta. Merrini makaronat pasi ti keni kulluar dhe hidhini në salcë.

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni