Femija im me ndricon jeten



PASTIÇO E FTOHTË ME DJATH DHE NEKTARINË

 

Meqënëse nektarina është fruti i sezonit dhe e gjejmë kudo, do të përgatisim një recetë të ftohtë dhe shumë të shpejtë. Për ta realizuar na nevojiten:

-          Tre kokrra nektarina;

-          Një limon;

-          Një tufë majdanoz;

-          Djath dhie, por që të jetë pak i butë, për të patur mundësi për ta prerë në feta;

-          Pak mente;

-          Një dorë arra të qëruara;

-          4 lugë gjelle vaj ulliri;

-          Kripë.

Si fillim do të përgatisim një salcë me majdanozin, menten, vajin e ullirit, kripën dhe lëngun e limonit, duke i vendosur në mikser. Salca duhet të bëhet e hollë duke mos mbetur copa të përbërësve. Ndërkohë marrim nektarinat dhe djathin dhe i presim në feta shumë të holla. Duhet që fetat e nektarinës t’i thajmë me letër guzhine, që lëngu i tyre të mos na presi salcën.

Për të realizuar pastiçon, marrim një pjatë, ku e lyejmë me salcën dhe vendosim shtresat një herë djathin pastaj nektarinën, duke i vendosur salcën pas çdo shtrese me nektarinë. Pasi të kemi krijuar disa shtresa sipas dëshirës që e duam trashësinë e pastiços, e mbyllim me arra të grira.

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni