Femija im me ndricon jeten



BISKOTA VEGAN ME DRITHËRA, GJALP KOKOSI.

 

Përbërësit:

  • 150 gr miell OO;
  • 120 gr drithëra sipas dëshirës duke patur në konsideratë faktin se mos keni alergji prej ndonjërës;
  • 8 lugë gjelle sheqer kaf;
  • 60 ml vaj ulliri ose gjalp kokosi por i shkrirë, pra rreth 6 lugë gjalp kokosi;
  • 1 banane e shtypur
  • 1 pako e vogël vanilje
  • ½ pako maja

Këto lloj biskotash janë ideale për një mëngjes të shëndetshëm dhe të shijshëm, por dhe gjithashtu shumë të këndshme për fëmijët për t’u shoqëruar më një tas caj. Këto lloj biskotash janë me shije të theksuar dhe të buta. Biskotat janë të lehta për t’u përgatitur, të shijshme dhe të ushqyeshme.Le të fillojmë me përgatitjen:

Në mikser ose grirës grini shumë hollë drithëra, përziejini me miellin dhe sheqerin, vaniljen dhe majan, më pas bananen dhe vajin/gjalpin e kokosit. Gjalpi i kokosit mjafton ta mbajmë një një enë në ambient të ngrohtë dhe shkrin vetë. Masa duhet të jetë homogjene por jo e drejtë. Vendosni masën për 30 minuta në frigorifer dhe më pas hapni petën dhe prisni biskotat në forma të ndryshme. Vendosini në furrë me 180° për 10 minuta dhe janë gati biskotat vegan. Mund t’i provoni dhe në variantin me grimca cokollate të zezë dhe kanellë dhe erëza.

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni