Femija im me ndricon jeten



Pulë me speca të kuqe, mjaltë dhe djath dhie

 

Mqs specat e kuqe tani janë të sezonit, do të realizojmë mishin e pulës me kremin e specit të kuq. Si fillim do të pastrojmë pulën nga e gjithë lëkura dhe dhjami që mund të ketë, pastaj do ta presim në copa të ndryshme. Për të realizuar recetën na nevojiten:

-          Një pulë;

-          ½ kg speca të kuqe;

-          Tre lugë gjelle mjaltë, nëse është e mundur mjaltë gështenje që të jetë pak si hidhur, pra jo shumë I ëmbël;

-          Një qese plastike për ushqimet;

-          Një krujtëse dhëmbësh;

-          Kripë;

-          Djath dhie I grirë sipas dëshirës.

-          Vaj ulliri, në sasinë që bëhet lidhja e salcës.

Specat do t’I pjekim në tigan dhe do I qërojmë nga lëkura. Të qëruara do t’I vendosim në grirëse me vaj ulliri, kripë, mjaltë dhe do të krijojmë një salcë, që të mos ketë kokrra pra të jetë homogjene. Marrim qesen e guzhinës dhe vendosim salcën e krijuar, pulën dhe e rrotullojmë në grykë, duke vendosur kruajtësen e guzhinës si bllokues. E tundim për disa sekonda që pula të përzihet me salcën. E vendosim në tavë dhe e fusim në furrë me 2000 për 30 minuta.

Pasi të jetë pjekur sipas dëshirës, I hedhim djathin e dhisë të grirë.

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni