Femija im me ndricon jeten



BRUMË FROLLA VEGAN ME KREM VEGAN DHE LULESHTRYDHE

 

Sot do të përgatisim një brumë frolla vegan që do ta shoqërojmë me kremra të ndryshëm.

Përbërësit:

  • 300 gr miell;
  • 80 gr sheqer kaf;
  • ½  pako maja;
  • 120 ml qumësht soje;
  • 70 ml vaj ulliri;

Në një tas vendosni miellin, hidhni qumështin dhe vajin dhe punojeni deri sa të arrini një masë homogjene, më pas shtoni sheqerin dhe majan dhe vendoseni në frigorifer për 30 minuta dhe më pas përdoreni sipas dëshirës.

Ndërkohë do ta shoqërojmë me kremin vegan, për të cilin na nevojiten:

-          300 ml qumësht orizi;

-          60 gr sheqer kaf;

-          Një patate mesatare e zierë dhe e shtypur.

-          Lëkura e një limoni.

Vendosni në një tenxhere, në zjarr të ngadaltë, lëkurën e një limoni të grirë, qumështin e orizit, pataten e shtypur dhe sheqerin. Përziejeni me ngadalë, derisa të krijohet një masë kremoze dhe lëreni të ftohet.

Ndërkohë prisni luleshtrydhet dhe përziejini me lëngun e një limoni. Hapeni brumin në një tepsi dhe vendosni kremin. Piqeni në furrë për 180° për 20 minuta. Zbukurojeni me luleshtrydhet apo fruta të tjera sipas dëshirës.

 

Kalendari i shtatzanisë

Imazhe

JoomGallery not installed

Regjistrohu / Login

Shikoni faqen tone ne

Na kontaktoni